.

Sulmi i presidentit ndaj ambasadores/ Rama zbulon dy skenarët: Çfarë e pret Ilir Metën pas zgjedhjeve

 

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se pas 25 prillit ka vetëm dy skenarë për Ilir Metën, ose ai të japë dorëheqjen e të largohet vetë, ose mazhoranca të nisë procedurat për shkarkimin e tij.
“Ka dy skenarë, i pari është që Ilir Meta që përbetohet se është burrë, të japë dorëheqjen dhe të largohet vetë. Skenari tjetër është që ne të nisim procedurën për shkarkimin e Ilir Metës me Parlamentin tjetër. Për arsyen e gjithë degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidentit. Ka kaq shumë fakte, sa frika e vetme është se çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces, do të mendojë se është çështje e spitalit neuropsikiatrik dhe jo e politikës. Po flasim për nxitje për dhunë, për sjellje brutale”, tha Rama.