.

Beteja e audiencës/ Rama në Top Channel ndiqet sa gjashtëfishi i Bashës

Teksa na ndajnë shumë pak orë nga zgjedhjet parlamentare të së dielës, beteja bëhet jo vetëm në terren por edhe në media.

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përplasur sërish live, teksa ndodhen paralelisht në dy televizionet më të mëdha në Shqipëri.

Por kush po e fiton betejën e audiencës?

Nëse bëjmë një matje në rrjetet e tyre sociale, shihet se kryeministri Rama ka një audiencë me rreth 42 mijë ndjekës. Kreu i qeverisë po flet përballë një paneli gazetarësh në emisionin OPEN në Top Channel.

Shefi i qeverisë ndiqet të paktën 6 herë më shumë sesa kryedemokrati Lulzim Basha, i cili po zhvillon një intervistë në Tv KLAN.

Referuar të dhënave në rrjetin e tij social, Basha, pretendenti për kryeministër, po ndiqet nga 7.4 mijë persona

 

 

/Gazetashqip