.

Aksident me makinë në SHBA, ndërron jetë basketbollisti i njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Amerika, ku basketbollisti Terenc Klark ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeçare pas një aksidenti me makinë.
Klark dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit, ku ka goditur një makinë për tu përplasur më pas në shtyllën e semaforëve. Sipas policisë shkak i vdekjes është bërë mungesa e rripit të sigurimit nga basketbollisti 19 vjeçar.

Klark cilësohej si një ndër talentet me të ardhme te ndritur në basketboll dhe aktivizohej për skuadrën e Kentakit në divizionin e të rinjve.