.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Mediat greke: Ja truku i Ramës me karantinën 14-ditore me Greqinë

Mediat greke e cilësojnë truk të Ramës karantinën 14-ditore që vendosi Komitetit Teknik i Ekspertëve për qytetarët shqiptarë që vijnë nga Greqia.

Teksa Shqipëria ndodhet vetëm disa ditë larg zgjedhjeve, dje Komiteti Teknik vendosi karantinë 2-javore për gjithë qytetarëve që jetojnë në Greqi e Maqedoni, dhe duan të vijnën ë Shqipëri.

Për mediat greke, ky është një vendim që dekurajon shqiptarët të vijnë të votojnë në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit.

Ato shkruajnë se nuk është sekret që Rama i cilëson shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi si një faktor që mund ta dëmtojnë në rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.

Presidenti i Shoqatës së Himariotëve, Thodoris Goumas ka deklaruar për Protothema.gr se “Kjo lëvizje e Ramës tregon se ai është në një gjendje paniku dhe po luan kartat e tij të fundit në mënyrë që të ruajë pozicionin e tij. Të ndalosh që qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 25 Prill është një veprim anti-demokratik, si ato me të cilat Rama është mësuar.”/Balkanweb