.

“Vëllai i Monikës pagë që do trondiste edhe kontrollorët”, Kryemadhi-Ramës: Ti s’e llogjikon dot vlerësimin e të aftit, profesionistët i degdise rrugëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur përmes një postimi në facebook akuzave të kryeministrit Rama në adresë të vëllait të saj. Rama iu referua videos së publikuar dje nga Presidenti Meta, për të cilin u shpreh se nxori bisedën me mesazhe, por “Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.
Në reagimin e saj ndërsa publikon pagën e të vëllait, Kryemadhi shkruan se Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998.
“Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar.

Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj.
Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh.” Shkruan Kryemadhi.

 

“Del vëllai i Monikës me vezë floriri”, Rama: Ja videoja e Blendi Gonxhes që Iliri nuk e shfaqi dje mes “fakteve”