.

Shkencëtarët po hetojnë reagimet ndaj ri-infektimit me coronavirus për të bërë vaksina të reja

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit kanë njoftuar fillimin e kërkimit për të zbuluar se çfarë ndodh kur njerëzit që kanë pasur coronavirus sërish infektohen.

 

Ata do të marrin në konsideratë se çfarë lloj përgjigje imune mund të ndihmojë njerëzit të ri-infektuar me coronavirus dhe si sistemi imunitar reagon ndaj virusit për herë të dytë.

 

“Nëse mund të përcaktojmë që një nivel i caktuar i antitrupave do të thotë që ri-infektimi nuk është i mundur, kjo do të ndihmonte në bërjen e vaksinave më efektive”, tha Helen McShane, profesoreshë e vaksinologjisë në Departamentin e Pediatrisë të Universitetit të Oksfordit, e cila po udhëheq studimin.

 

Vaksinat që sigurojnë një nivel ideal të imunitetit mund të zhvillohen dhe aprovohen shpejt pa pasur nevojë të testohen në dhjetëra mijëra njerëz.