.

PS miting në Elbasan Arena, Rama: Nuk votohet për fosilet e politikës. PS do të shkruajë historinë

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ku po mban fushatën elektorale, deklaroi se të votosh për Monika Kryemadhin dhe LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit, do të thotë të ofendosh historinë.

Rama thekson se shqiptarët nuk mund të votojnë për fosilet e politikës. Ai shton se Shqipëria nuk do bjerë më në dorë të Berishës dhe të Metës.

“Në qytetin tuaj plot histori, të votosh Moniika Kryemadhin, do të thotë të ofendosh historinë. E merrni me mend, që Aqif Pashës së Elbasanit t’i thuash të votosh Ilir Metën. Meta është një president, që e bija i thotë babi mos pi, hajde në shtëpi. Ne duhet ta mendojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi. Nuk votohet për fosilet e politikës. I keni parë si xhirojnë rrotat e makinave.

Vetëm bërtasin Rama ik, Rama ik. Aty brenda janë njerëz, që mezi presin, që largqoftë shqiptarët të shkojnë pas berihait dhe të rihapin bingon në Shqipëri. Në makina janë drejtues policie, që lajmëronin kriminelët dhe tradhtonin oficerët. Janë taksidarët dhe këtë e kam për të gjithë dyqanxhinjtë e Elbasanit. Me ne TVSH e taksën e keni zero. Shqipëria nuk do bjerë kurrë më në dorë të Saliut dhe Metës. Mësuesit e infermierët sot nuk merren me zor në mitingje”, deklaroi Rama.

Rama vlerësoi se Shqipëria është vend i mrekullueshëm dhe se dora e robit e ka lënë pas.

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Zoti e ka bërë këtë vend si pikturë. Zoti e bekoi këtë vend dhe dora e robit e shkatërroi. Ata i kanë çuar shqiptarët pas berihait. Njeriu matet sa i zoti ëhstë të ngjitet në ditë të vështira. Ditët dhe vitet në të ardhmen janë shumë më të mira se ata që do lëmë pas. Shqipëria ka nevojë për akoma shumë punë dhe në këtë rrugë, do hapim katër porta nga deti e nga ajri. Jemi në moment për të vendosur se çfarë duam të bëhemi kur të jemi të mëdhenj. Shikoni si është bërë sot Belshi. Do ta bëjmë Kalanë e Elbasanit atraktive për të gjithë Shqipërinë. PD vjen vërdallë si aeroplan pa bisht. PD nuk bëri asgjë për Elbasanin”, u shpreh Rama./BW