.

‘’Hiq çorapet e kuqe dhe martohu’’, Rama: Pandi Majkos ja plotësova të dyja kërkesat, mua më donte, por jo si kryetar i PS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar kohët kur u zgjodh kryetar i PS dhe marrëdhënien e atëhershme me Pandeli Majkon.

Ai thotë se Majko e donte Ramën, por jo si kryetar të PS, edhe pse vetë kandidonte për Sekretar të Përgjithshëm.

Rama rrëfen se u takuan tek selia e PS, dhe Majko i tha se është gati për bashkëpunim, por me kusht që të heqë çorapet e kuqe dhe të martohet. Rama thotë se ndonjëherë të martojnë me zor, prandaj ja plotësoi Majkos të dyja kërkesat.

 

‘’Kurse ky tha është kushëriri i Edi Ramës. Mjekër për mjekër kam Pandin, jo atë. S’kam lidhje fare. Me Pandin po, ti më ke kushëri mua? Jo ku më do të rruar. U bëra unë kryetar i PS, nuk donte Pandi. Pandi kandidoi për sekretar të përgjithshëm, mua më donte por si kryetar jo.

Edhe u bëra unë, u bëra, u bë dhe Pandi Sekretar i Përgjithshëm. Takohemi tek selia e PS, dakord ti s’më deshe po ndonjëherë të martojnë me zor.

Pandi tha jam gati për bashkëpunim, por hiq çorapet e kuqe dhe martohu. Ja plotësova të dyja, ça të bëja. ‘’- tha Rama.