.

E rëndë në Sarandë/ Fëmijën 3-vjeçar e zë poshtë dollapi, niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë. Një fëmijë 3-vjeçar ka pësuar një frakturë të rëndë në kokë.

Vogëlushin e ka zënë poshtë dollapi i shtëpisë, dhe për rrjedhojë ka pësuar goditje në kokë.Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është transportuar në rrezik për jetën drejt Tiranës.

Mesohet se fëmija është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës.
/panorama