.

“Asgjë nuk ruhet në e-Albania”, drejtoresha e AKSHI merr në mbrojtje platformën: Ju kursyem trafikun, kohën dhe rryshfetin

Drejtoresha e AKSHI, Lindita Karçanaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me skandalin e të dhënave në e-Albania.

Karçanaj shprehet se platforma qeveritare e e-Albania është ndërtuar me teknologjinë e ‘Microsoft’, ku të dhënat shtetërore ndërveprojnë me njëra tjetrën nëpërmjet sistemeve respective, por në momentin që asnjë nuk ruhet në të.

Karçani mbron fort platformën ku janë investuar miliona euro, pasi shprehet se ajo i ka kursyer trafikun, kohën, dhe rryshfetin qytetarëve, si dhe janë papagesë.
Postimi i plotë i Lindita Karçanaj
55databaza shtetërore/ 145milionë transaksione

Platforma Qeveritare e Ndërveprimit është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në këto 30 vite, e ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise Service Bus”, niset pikërisht nga ideja e autobusit.

Pasagjerët hipin dhe zbresin në stacione të ndryshme, por asnjë nuk qëndron në të.

E njëjta logjikë ndiqet me të dhënat shtetërore që ndërveprojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet sistemeve respektive.

Shteti Shqiptar kishte vetëm 6 regjistra elektronikë në 2013 ku kryheshin rreth 680 mijë veprime. Sot janë 55 databaza digjitale që ndërveprojnë në kohë reale duke siguruar 145 milionë veprime ose 211 herë më shumë vetëm gjatë vitit 2020.

Kjo shifër tregon transformimin dhe modernizmin e Shtetit Shqiptar, certifikuar nga institucionet ndërkombëtare më në zë.

Asnjë e dhënë nga databazat shtetërore nuk ruhet as nga AKSHI, as nga e-Albania.

Kjo është arsyeja edhe që numri i transaksioneve është i lartë.

Kjo është arsyeja edhe pse dikur në fluksin e madh në fillimin e pandemisë sistemi për leje-dalje bllokohej, pikërisht nga fakti që të dhënat konsumohen drejtpërdrejt nga regjistrat e institucioneve përkatëse, sa herë që një shërbim kërkohet nga qytetari apo biznesi.

Sa më sipër, u lutemi të gjithë ekspertëve të teknologjisë së informacionit, që minimumi ata, të mos përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset se të dhënat e tyre keqpërdoren nga e-albania. Përpos ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston as mundësia teknike që të dhënat të keqpërdoren, kur ato as nuk ruhen në e-Albania.

1.93 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruar në e-Albania përfitojnë çdo ditë shërbimet online duke kursyer: Trafikun, Kohën, Ryshfetin

Tarifat për shumë shërbime që dikur ishin me pagesë

Tashmë shërbimet e shtetit mund të merren online në kohën e lirë të qytetarit, sepse aksesohen 24/7, dhe jo në kohën e lirë të sportelistit.

Kjo është vetmja e vërtetë. Platforma dhe e-Albania janë pasuri kombëtare. Sulmi politik ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar.