.

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami: Dyshohet se 34-vjeçari…

Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky është konkluzioni paraprak, referuar sjelljes së tij në polici.

34-vjeçari ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas komunikimi ka qenë kaotik. Ndërkaq sa i përket sulmit, mësohet se Nikolli ka qëlluar këdo që i dilte para dhe tentonte ta ndalonte.
“Do t’i nënshtrohet dhe një kontrolli psikologjik nëse ka probleme të shëndetit mendor apo është akt i paramenduar. Nuk komunikon qartë, është i shpërqendruar.
Sipas informacioneve, nuk është frekuentues i kësaj xhamie.
Ka qenë shumë agresiv dhe qëllonte këdo që i dilte përpara. Ka pasur një përleshje jo vetëm me qytetarët por edhe me forcat e policisë.
34-vjeçari nga Burreli ka dhënë vetëm gjeneralitetet e tij por në lidhje me motivet e sulmit ka pasur një komunikim kaotik dhe jo të përqendruar, ndaj policia dyshon se ka probleme të shëndetit mendor.
Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore”, raportoi gazetarja Bezat./Balkanweb