.

A do të votojnë kontaktet e të infektuarve me COVID-19? Shefja e ISHP: Kemi protokoll për zgjedhjet, duhet…

Shefja e ISHP, Albana Fico ka deklaruar se kush rezulton pozitiv me COVID-19, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve nuk lejohet të votojë.
Fico thotë se ISHP ka protokoll, dhe kush është pozitiv nuk del nga shtëpia. Sa i përket kontakteve të të infektuarve me COVID-19, Fico thotë se duhet të interesohen pranë autoriteteve për lëvizshmërinë e personave.

‘’ISHP ka përpiluar një protokoll i cili është i miratuar edhe nga MSH. Padiskutim që protokolli do të jetë para zgjedhjeve për të gjitha entitetet. Sa i përket personave që janë pozitivë, nuk do të lejohen, nuk duhet të dalin, për të vetmen arsye se transmetojnë COVID-19.

Nuk ka asgjë të ndryshme në ditën e zgjedhjeve për sa i përket infeksionit.

Ne funksionojmë si autoritete shëndetësore që bazohen mbi ligjin e sëmundjeve infektive, i cili është tejet i qartë për këto raste. Kush është pozitiv dhe i karantinuar, ose kontakt i cili është pozitiv dhe i karantinuar.Padiskutim pas 14 muajsh qytetarët janë edhe më të qartë.

Nëse do ketë pyetje në raport me lëvizshmërinë të personave të tjerë të cilët nuk janë pozitiv, pyetjet i sqaron mjeku i familjes dhe më tej”- tha Fico.