.

Momenti prekës pas varrimit të Princit Philip/ Kate Middleton i dhuron një puthje në faqe vjehrrit të pikëlluar (FOTO)

 

 

 

Ky është momenti prekës kur Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, i dhuron një puthje në faqe vjehrrit të saj, teksa largoheshin nga varrimi i Princit Philip.

“Daily Mail” shkruan se bashkëshortja e Princit William ngushëlloi Princin Charles, kur po largoheshin nga kisha, pas shërbimit emocional të djeshëm në kujtim të Dukës së Edinburgut.
Nga fotografitë e publikuar nga mediat e huaja, vihet re 39-vjeçarja teksa ngushëllon 72-vjeçarin pë humbjen e babait të tij, duke i vendosur dorën mbi super.

Më pas ajo e puth në faqe dhe nisën nga hyrja e kishës. Ndërkohë Princi Charles më herët ishte kapur nga kamera shumë i prekur dhe i përlotur.

Kate Middleton më vonë u pa duke ecur së bashku me Princin William dhe vëllain e tij, Princ Harry, para se të largohej me burrin e saj dhe të kthehej në Pallatin Kensington.

Nga ana tjetër, në një moment pikëllues, Mbretëresha Elizabeth është parë e ulur vetën në kishë, para se të kthehej në Winsdor Castle.