.

KOKSH me president të ri, Fidel Ylli triumfon dhe pason Viron Bezhanin

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka një president të ri. Fidel Ylli është zgjedhur me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të 24-të, që u mbajt ditën e sotme dhe deputeti i Partisë Socialiste mori 40 vota nga 57.

Ylli garonte me Vojo Malon dhe Martin Bibën, të cilët kanë marrë respektivisht 14 dhe 4 vota. Një votë doli e pavlefshme.

Fidel Ylli pason Viron Bezhanin, i cili ishte shkarkuar para pak kohësh. Ylli ka një të shkuar në botën e sportit, pasi ka qenë mundës me emër.
Para zgjedhjes debatet kanë qenë të shumta. FSHF as nuk ka votuar, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin. Diçka e tillë ka ndodhur edhe me federata tjera.
Qeveria e futbollit në vend kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, sikurse bëri edhe kandidati Martin Biba. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh dhe sot u zhvilluan zgjedhjet në KOKSH.