.

Çfarë nënkuptojnë nishanet në këto pjesë të trupit

Shumica e nishaneve të lëkurës zhvillohen deri në moshën 30 vjeç dhe sipas astrologjisë kineze, ato mund të kenë shumë kuptime të ndryshme në varësi të vendndodhjes së tyre.

1. Nishani në ballë

Nishanet e ballit konsiderohen si një shenjë e prosperitetit. Por varësisht nga pozicioni i tij i saktë, ai mund të ketë kuptime shtesë.

Nishani në anën e majtë të ballit do të thotë që nuk jeni shumë me fat dhe duhet të punoni shumë për të arritur atë që dëshironi
Nishani në mes të ballit tregon mençuri dhe shanse të mëdha për martesë së suksesshme.
Nishani në anën e djathtë të ballit, tregon se jeni një shok i shkëlqyer, qoftë në biznes apo martesë.
2. Nishanet në faqe

Nëse keni ndonjë nishan në faqe tregon se jeni të sinqertë, të ndjeshëm dhe ndonjëherë të ndrojtur. Gjithashtu nishani në faqe ka kuptim edhe në varësi të vendndodhjes së tij.

Nishani në faqen e majtë tregon se mund të dukeni arrogant për shkak të natyrës tuaj introverte.
Nishani në faqen e djathtë tregon se jeni të kujdesshëm dhe se e vendosni familjen mbi të gjitha.
3. Nishane pranë buzëve

Nishanet pranë buzëve tregojnë hijeshi dhe elegancë. Pavarësisht vendndodhjes së tyre ato tregojnë se e jetoni jetën në maksimum. Vetëm nishani në buzën e poshtme tregon se fëmijët tuaj do të jenë të suksesshëm, informon abcnews.al.

4. Nishani në hundë

Nishanet e hundës përfaqësojnë respektim të vetes dhe se jeni një person shumë i zellshëm. Edhe pse ndonjëherë njerëzit mendojnë se keni ego, ju njiheni edhe si një mik i shkëlqyer.

5. Nishan në këmbë

Nishanet e këmbëve janë një shenjë që ju pëlqen të udhëtoni. Gjithashtu tregojnë se njiheni për veprimet tuaja të mira. Nëse nishani është i vendosur në këmbën e djathtë, kjo nënkupton që keni një jetë të shkëlqyeshme familjare. Një nishan në këmbën e majtë do të thotë se juve ju shfaqen shumë probleme financiare, informon abcnews.al.

6. Nishani në shpatull

Nëse ju ose dikush që njihni ka një nishan në shpatull, kjo do të thotë se ata janë një zgjidhës i shkëlqyeshëm i problemeve dhe shumë përgjegjës, që mund të trajtojë gjithçka që ju ndodh në jetë. Ndërsa ju kënaqeni duke ndihmuar të gjithë rreth jush, kini kujdes që të mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga ju. Mos harroni të vendosni veten në radhë të parë.

7. Nishani në mjekër

Këto nishane tregojnë se jeni të vendosur dhe të kujdesshëm. Ndonjëherë mund të jeni edhe pak kokëfortë. Vendndodhja është gjithashtu e rëndësishme; nishanet në anën e djathtë do të thotë që ju gjithmonë ndiqni të menduarit logjik. Sa i përket anës së majtë, ata përfaqësojnë një person që është i drejtpërdrejtë dhe nuk ka frikë të flasë./abcnews.al