.

U dënua se u kap me armë pranë selisë së PS, Prokuroria kërkon 6 vite burg për Vladimir Gjutën, për një tjetër akuzë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 vite burg për Vladimir Gjutën. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala”, e cila thekson se pretenca ndaj Gjutës është shpallur nga prokurorja Suela Salavaci.

Vladimir Gjuta akuzohet për goditje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësve të burgut. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2020.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vite burg Gjutën, për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të 2020-ës.