.

“Lajmi sot është se unë kam bërë botox”, kryeministri takim me gratë në Tiranë, ja si i përgjigjet militantit që i thërret ‘Rama ik’

Kryeministri Edi Rama, në një takim elektoral me gratë socialiste të Tiranës, tha se kanë qarkulluar lajme se ai ka bërë botox.

Kryeministri sqaroi se këto lajme janë të pavërteta, e shtoi se ndoshta fytyra i është dukur e shndritshme për shkak të diellit që po shkëlqen përsëri në Shqipëri, pas përballimit të sfidave si tërmeti dhe pandemia.

Rama vijoi ndër të tjera, të prezantonte kandiatet gra të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës.

“Lajmi i fundit është që kam bërë botox, është lajm, është lajm në mediat që i bëjnë gjatë gjithë kohës botox sondazheve të Lulit, fushatës së tij, fushatës së tij dhe nuk lënë laps, pa përdorur për t’i shtuar cdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë. Unë botox? Unë botox?! E pse kam bërë botox, sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur lëkura ime është dukur si e Fevziut, me shkëlqim. ka një arsye në fakt, ka një arsye se përse jam më i qeshur seç isha, ka një arsye në fakt pse lodhja dhe stresi, shihen më pak në fytrën time, kjo arsye nuk është botox-i, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë. Aryseja është dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë, vrapojnë, të takojnë nipërit dhe mbesat. Që marrin vaksinat dhe kanë filluar të gatuajnë për nusen e tyre pa pasur frikë për t’i hapur derën.

Unë nuk jam në këtë detyrë për të bërë sikur, nuk jam për të dalë në televizor, nuk jam për të treguar si i dukem të tjerëve ku ngrysem a ku qesh. Jam këtu për të qenë me mish dhe me shpirt, me të gjithë ata që ma kanë dhënë këtë detyrë. Të gjithë këta janë në stres, ankth, ata janë mbyllur në shtëpi, janë duke u lutur që të mos humbin njerëzit e tyre më të dashur. Si nuk reflektohet kjo në fytyrën time, fytyra është pasqyra e shpirtit dhe natyrisht ka mjeshtra që dinë ta bëjnë fytyrën pasqyrë të boshllëkut të tyre apo që e kanë pasqyra të boshllëkut të tyre. Kush e ka shpirtin gjallë. Lerë më pastaj kush është në këtë detyrë dhe e ka shpirtin të gatshëm për t’i thtithur të gjitha këto. Sigurisht që fytyrën e tij e ka pasqyra të pikërisht të atij stresi, sforcimi dhe lodhje sim und të jetë ndryshe. Dikur një president i SHBA, it ha shefit të kabinetit dua dikë për këtë detyrë, por kije parasysh që të jetë një njeri i mirë, vjen kandidati i zgjedhur nga shefi i kabinetit, e takon presidenti, bëjnë komunikimin dhe pasi largohet presidenti thërret shefin e kabinetit dhe it ha na duhet një njeri i mirë. Po ia pe fytyrën tha? Pas të 40-ave të gjithë mbajnë përgjithësi të plotë për fytrën e vet.

Unë mbaj përgjithësi të plotë për fytyrën time, mesa duket fytyra ime mesa duket ka nisur të reflektojë këtë zhvillim që sot po shtrihet me shpejtësi të madhe, me qindra mijëra zemra shqiptare, kemi kaluar përtej 300 mijë të vaksinuar. Janë mbi 300 mijë zemra të lehtësuara dhe mendje që kanë filluar të mendojnë ndryshe. S’ka sesi, të jetë ndryshe kur unë më në fund e shoh njësoj si qiellin sot dritën përtej tunelit të pandemisë dhe e shosh njëso siç e shihni ju Shqipërinë përtej pandemisë.

Shqipërinë që ne duhet për të ardhmen tonë, kjo është arsyeja jonë. Ka një arsye se përse sot në këtë shesh të gjitha ju që jeni pika kyçe të rrejta të grave të Tiranës për 25 prillin jeni këtu. Ka arsye se përse sot në skuadrën tonë janë gratë dhe vajzat që janë këtu. Historitë e tyre janë të ndryshme. Ogerta ka qenë gjimnaziste, kur me një grup të vogël vajzash dhe djemsh u bashkuan me mua për fushatën për Tiranën, në të parën fushatë në historinë e zgjedhjeve tona, ku kandidati doli nga sallat dhe filloi komunikimin me njerëzit nëpër rrugë. Ogerta filloi rrugën e saj për të ardhur sot deri këtu, Ministre e Shëndetësisë. Në rrugë e kërkesës ndaj vetes dhe një rrugë e rritjes profesionale. Një rrugë e rritjes edhe e angazhimit shoqëror, rrugë të meritës. Rrugë që sot e çoi aty ku papritur u gjend me barrën më të jashtëzakonshme të përgjegjësisë, përballimin e një pandemie. Nëse e përballuam pandeminë dhe jemi nga të pak vendet në krye të vaksinimit të krye të vaksinimit.

Edhe pse shëndetësia sot është më ndryshe, ka një arsye, është pa diskutim lidershipi i një gruaje, i një nënë, lidershipi i një vullnetareje pasiononte që politikën e jeton si mision. Ka një arsye pse Etilda është këtu sot, një student e shkëlqyer, aktiviste ambicioze për të drejtat e njeriut, më pas kontibutore në Reformën në Drejtësi, më pas zv/ministre në përqafimin tim me Lulin, sot ministre e Drejtësisë. Sërish rruga e një gruaje që beson tek puna, merita dhe që beson se politika është një mundësi për të bërë të mundur gjërat që nuk janë të mundur. Ka arsye se përse janë këtu Luljeta dhe Najada. Asnjëra dhe astjetra nuk vijnë nga rruga e një karriere poltike brenda partish, port ë dyja vijnë nga dy rrugë të jetës, që në momente të jashtëzakonshme i bënë shqiptaërt të ndihen të afërt me njëri-tjetrin dhe pa menduar fare kush jam unë e ti, sepse edhe tërmeti e virusi goditën 360 gradë. Në ato momente shqiptarët u bashkuan e ja ku jemi sot. Në rrugën për të dalë nga rrënojat e tërmetit, për të larguar plagët dhe lotët e pandemisë, shqiptarët patën udhëheqësit e trye shpirtëror, Luljeta dhe Najada”, tha Rama.

Sakaq gjatë takimit nuk munguan thirrjet Rama ik, por kryeministri iu përgjigj me batutë thirrjes nga qytetari dhe tha se është njësoj si koncerti 1936, ku agai dëshironte që me makinën e tij të prishte koncertin e pianos.

“Doli po e prisja, nuk ka se si mos dali, është koncert i vitit 1936 që vazhdon, s’ka se si mos të dali. Janë po ata, janë po ata. Partia Demokratike sot, natyrisht ka më shumë makina në dispozicion, e buri, po është ajo makina e atij agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe i dukej pianoja si gogol, Rama ik thotë ai. E bukura është e këtyre që thonë, thonë “Rama ik” dhe ikin me vrap. Këta janë hudhra jonë”, u shpreh Rama.