.

Fletët e votimit/ Kreu i KQZ: Përfundon printimi dhe paketimi për 6 qarqe, mbërrijnë sot në Shqipëri

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka lajmëruar se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe.

Ai thotë se saktësisht sot vijnë fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

Priten fletët e votimit edhe për 6 qarqet e tjera në të cilat do të votojnë më 25 prill qytetarët e Shqipërisë.

STATUSI NGA ILIRJAN CELIBASHI

?Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.