.

Brad Pitt fotografohet në karrige me rrota, çfarë ka ndodhur

Ylli i Holliwood-it, Brad Pitt u pa duke dalë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills me një karrocë, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas Page Six, ylli Once Upon a Time in Hollywood, ishte për një takim dentar.

Eshtë e pasigurt nëse aktori po përjeton ndonjë shqetësim, pasi ishte tepër i ‘maskuar’, me syze dielli dhe me një maskë fytyre.

Për më tepër është e panjohur se çfarë procedurë dentare kreu ai.

Eshtë e mundur që Brad Pitt të jetë në një karrocë, për shkak të politikës spitalore, të cilët mbajnë përgjegjësi nëse pacientët dëmtohen gjatë daljes nga institucioni.