.

Studimi/Të infektuarit me Covid më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut sesa personat e vaksinuar

Në fillim të këtij muaji, Agjencia Rregullatore e Barnave në Mbretërinë e Bashkuar tha se nuk ka prova se ekziston një lidhje mes AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.

Ndërkohë Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar që mpiksja e gjakut të renditet si një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinës. Gjithashtu ka pasur shqetësime se vaksina Johnson&Johnson shkakton mpiksje gjaku.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit – të cilët nuk ishin të përfshirë në provat e vaksinave kanë publikuar rezultatet e një analize që mori në shqyrtim 81 milion njerëz kryesisht në SHBA, duke theksuar se mpiksja e gjakut është rreth tetë deri në 10 herë më e zakonshme te personat e infektuar me Covid sesa te ata që janë vaksinuar kundër Covid.
Duke analizuar rastet e mpiksjes së gjakut midis 513,284 personave që u diagnostikuan me Covid, ekipi zbuloi një normë prej 39 rastesh të mpiksjes për 1-milion pacientë në dy javë pas infektimit me Covid, me rreth 30% të rasteve te njerëzit nën moshën 30 vjeç.

Për krahasim, shkalla ishte katër raste më shumë për 1-milion të infektuar midis 489,871 personave që kishin marrë një vaksinë mARN (ose Moderna ose Pfizer / BioNTech ) në dy javë pas vaksinimit.

Ekipi gjithashtu shqyrtoi shifrat e fundit nga EMA, e cila tha se ka pasur rreth 5 raste të mpiksjes së gjakut për 1-milion persona që janë vaksinuar me Oxford / AstraZeneca.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se mpiksjet e gjakut janë normale në një popullatë të pavaksinuar – megjithatë shkalla e rasteve të tilla është e vështirë të vlerësohet./abcnews