.

VIDEO/ Rama e prezantoi si militant të PD-së, por ja çfarë thotë sistemi i patronazhit të PS për të riun me maskën e PD-së!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ndryshe, teksa ka folur nga tuneli i Rrugës së Arbrit së bashku me një të ri, i cili mbante maskën e logon e PD dhe moton, “Shqipëria Fiton”!

I riu i cili u paraqit në video si militant i Partisë Demokratike është identifikuar si Mirsal Hajdarmataj.
Nga Kryeministri Rama ai u ‘shit’ në publik si një përkrahës i Partisë Demokratike, por sistemi i patronazhimit të Partisë Socialiste tregon të kundërtën.

Mirsal Hajdarmataj sipas databazës së Partisë Socialiste, identifikohet si votues “I sigurt i PS-së”.

Po në listën e selisë rozë, i riu është listuar me preferencë Partinë Socialiste, dhe se ka votuar për këtë forcë politike.

Këto të dhëna janë shënuar në sistemin e njohur tashmë të Partisë Socialiste nga patronazhisti, Mark Hajdarkolaj./Panorama

“Do fitosh ti apo ne?”, Rama nxjerr videon e pazakontë me mbështetësin e PD: Do fitojë populli dhe pastaj…