.

EMRI/ Tragjike në Fier, humb jetën e reja shtatzënë, shpëton fëmija (Detajet)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e Fierit, ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë pak momente para se të futej në operacion.

Bëhet fjalë për një 31-vjeçare nga Mallakastra. Elisabeta Lamaj sapo kishte bërë spinalen, ishte ndjerë keq dhe kishte ndërruar jetë. Të gjendur në këto kushte mjekët kishin ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën.

Përmes operacionit u bë e mundur shpëtimi i foshnjës, një vajzë. Pasi u përballën me lajmin e hidhur, familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit të Fierit, ndërsa kanë bërë denoncim në polici. Pritet që prokuroria të nisë hetimet. Mësohet se viktima priste të bëhej nënë për herë të dytë./Balkanweb