.

Zëdhënësi i Presidencës nxjerr foton nga Psikiatria e Vlorës: Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar, i sëmuri i Surrelit ka bërë gati dhomën ku do flejë më 26 prill


Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i është përgjigjur me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ora e gjykimit popullor për këtë qeveri po afron.

Blushi ka nxjerrë një fotografi nga Psikiatria e Vlorës, duke thënë se i sëmuri i Surrelit ka bërë gati dhomën, ku do flejë më 26 prill.

foto galeri

Postimi i zëdhënësit të Presidencës:

I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.

Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!

Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.

Ora e gjykimit popullor po afron!

Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!

Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!

Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora! ??

/bw