.

“Tetë vjet dështime”, Basha në Prrenjas: Garantojmë statusin e minatorit, më 25 prill të djathtë e të majtë të votojnë ndryshimin


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka qenë në Përrenjas, në vazhdimësi të fushatës elektorale.

Basha thekson se me PD-në në pushtet, garantohet statusi i minatorit. Ai shtoi se më 25 prill, shqiptarët duhet të votojnë për ndryshimin, qofshin të majtë apo të djathtë.“Rama nuk mbajti asnjë premtim. Të rinjtë dhe të rejat janë larguar jashtë shtetit si kurrë më parë. Rama ka tetë vjet dështime. Më 25 prill është dita e popullit, ju vendosni nëse duhet të rrimë siç jemi apo duhet të ndryshojmë. Do të garantojmë statusin e minatorit.

Me Amerikën dhe Europën do hapim dyert e bashkëpunimit në çdo aspekt. Më 25 prill, të djathtë e të majtë të votojnë për ndryshimin. Votoni për mirëqenien, për ndryshimin. Me ne, Përrenjasi fiton, Shqipëria ndryshon”, deklaroi Basha./bw