.

“Të votojmë masivisht numrin 6”, Kryemadhi në Kavajë: Vota për LSI garanton ndryshimin e madh dhe i jep fund tranzicionit të dhimbshëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar fushatën e radhës elektorale në qytetin e Kavajës. Makina dhe të rinj të LSI-së të pajisur me flamuj kanë shoqëruar liderin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryemadhi thekson se më 25 prill shqiptarët duhet të votojnë numrin 6, pasi vota për LSI-në garanton ndryshimin e madh dhe i jep fund tranzicionit të dhimbshëm.

 

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Të votojmë masivisht numrin 6 ???

Entuziazmi, vendosmëria, dëshira e pakufijshme për ndryshim, shkrihen në një qëllim: të votojmë në prill LSI.

Të votojmë masivisht numrin 6, garancinë e ndryshimit të madh, për t’i dhënë fund tranzicionit të dhimbshëm.

LSI e mban fjalën. Nuk do lejojmë në asnjë mënyrë tjetërsimin e pronave të qytetarëve të Kombinatit. Do bëjmë gjithçka për të rinjtë. Do ulim taksat. Do rrisim buxhetin për arsimin. Do çlirojmë tregun dhe ekonominë.

#VOTO6 ?

#VOTOLSI ?

#ShqipëriaShtëpiaJuaj

/bw