.

Covid në Greqi/ Regjistrohen 1 718 raste të reja me koronavirus, 52 të vdekur dhe 780 të intubuar


Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi sot 1 718 raste të reja me Covid-19 në Greqi.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të shërbimeve shëndetësore greke, 780 pacientë janë të intubuar në ICU.

Që nga fillimi i pandemisë, 1 859 pacientë janë larguar nga ICU.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin kështu në 295 480.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 52 , ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 8 885 vdekje.