.

Banorët e Mirditës protestë kundër ndërtimit të një HEC-i në Thirrë, në mbështetje dhe deputetë të VV në Kosovë

Ndërtimi i një hidrocentrali dhe një fabrikë uji në fshatin Thirr të Mirditës ka nxjerr në protestë banorët e zonës të cilët akuzojnë për vjedhje të pasurisë së përbashkët.Banoret e zonës shprehen se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal ka shkelur ligjin duke shmangur konsultimin me qytetarët dhe pëlqimin e tyre gjë e cila nuk ka ndodhur.
Në mbështetje të banorëve erdhën dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova të cilët ujin e konsideruan si pronë të përbashkët të këtyre banorëve.
Me tej banorët e Thirrës zbritën dhe në Rrugën e Kombit, ku përkundër rezistencës së Policisë dhe pa lejen e miratuar prej saj bllokuan për disa çaste rrugën duke paralajmëruar se ky ishte vetëm fillimi.
Prej dy vitesh banoret e Thirrës kanë kundërshtuar investimin që pritet të thajë tokat e tyre bujqësore duke shkaktuar dëme kolosale për zonën, por siç shprehen dhe vetë ata, e gjitha ka rënë në vesh të shurdhër duke bërë që ata të shkojnë drejt protestës.