.

U dhunua në lagjen e Prishtinës nga disa burra, detaje: Gruaja shtatzënë ishte nga Shqipëria, humbi fëmijën nga goditjet

Në lagjen Ulpiana të Prishtinës, një shtetase e Shipërisë ka humbur fëmijën pasi u dhunua rëndë nga disa burra.
Gruaja nga goditjet në bark e humbi edhe foshnjën. Është mësuar se bëhet fjalë për një shtetase të Shqipërisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Policia e Kosovës e cila, ka inicuar rastin pesë ditë pasi ngjarja ka ndodhur.

Policia ka bërë të ditur edhe se hetimet për rastin po vazhdojnë në Prokurori.

Ndërkohë edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duket se nuk është raportuar një rast i tillë.

Raste të tilla të dhunës ndaj grave janë bërë të shpeshta, i fundit kishte ndodhur në Obiliq./express