.

Me natriban kaf dhe të zi, si ishin mbështjellë dhe fshehur pakot me kokainë nga Ekuadori në Durrës, ja çfarë shkruanin

Publikohet fotoja e pakove me kokainë të gjetura sot në kontenierin në Durrës.

Pakot mbanin 140 kg kokainë të cilat kishin si destinacion firmën Masabi Fruits në Kombinat.

Nga fotot dallohet se kokaina ishte e mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërkohë që në disa prej tyre ishte mbishtrimi ”Viejon”.

Kokaina ishte fshehur në tavanin e konteinerit, në një vend të modifikuar ndërsa deri më tani është shoqëruar një punonjës i firmës ‘Masabi Fruits’ i cili kishte shkuar për të tërhequr konteinerin./Balkanweb