.

Kokaina në Durrës, shoqërohet punonjësi i firmës, shkoi për të tërhequr konteinerin me banane nga Ekuadori

Një punonjës i firmës Masabi Fruits në Kombinat është i pari i shoqëruar për rreth 200 kg kokainë të gjetura në konteinerin në Durrës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se punonjësi shkoi për të tërhequr konteinerin e për të kryer veprimet.
Ndërkohë Policia pritet të ndalojë drejtuesit e firmës Masabi Fruits me qendër në Kombinat ku pritej të zbarkonte dhe konteineri.