.

“Kanë kaluar 8 vite të vështira”/ Apeli i Bashës për qytetarët nga Peshkopia

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sot në Peshkopi, ku zhvilloi takime me mbështetës të kësaj force politike.
Basha ishte në lagje të ndryshme të kësaj zonë duke përshëndetur qytetarët, të cilët e shoqëronin me thirrjet, “Fitore”, Rama ik”.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se vendi ka kaluar “një dimër 8-vjeçar” të mbushur me padrejtësi, ekonomi dhe arsim të shkatërruar.
Ai gjithashtu theksoi se në 25 prill do të vijë ndryshimi i shumëpritur për të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.
“Kanë kaluar 8 vite të vështira, një dimër 8-vjeçar i mbushur me vuajtje, padrejtësi me një ekonomi të shkatërruar nga kryeministri në ikje.
Sot jemi mbledhur për të ardhmen e vendit, sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë, Dibrën ekonominë, arsimin, janë një pakicë që i kanë orët dhe ditët e numëruara.
Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo. Le të jemi në korrierët e ndryshimit që po vjen për shqiptarët. Jeni ju, demokratë e socialistë të bërë bashkë kundër terrorit të qeverisë. Do të nisim me rihapjen e filialit të Universitetit këtu, do ta kthejmë arsimin dhe të ardhmen”, tha Basha.