.

“Jemi të shokuar”/ Flasin komshinjtë e çiftit që u gjetën të vdekur në Kavajë: Ishin besimtarë!

Zbardhen deshmite e komshinjve nga krimi i dyfishtë që tronditi Kavajën teksa 48-vjeçari Bilbil Shirja dogji bashkëshorten 45-vjeçare, Fëllënxa Shirja, brenda makinës dhe më pas vari veten në një pemë aty pranë.

Komshinjtë e çiftit shprehen per “Balkanweb” se ata ishin njerëz familjarë, të rregullt dhe besimtarë, që faleshin rregullisht në xhami.

Dy komshinj të tjerë të çiftit të ndjerë shprehen se: “Jemi të pikëlluar nga kjo ngjarje. Jemi shokuar për këtë, ne kishim mësuar që kishin 2-3 muaj në proces divorci. E dimë që janë besimtarë, por edhe Zoti nuk ja fal atë që bëri atij njeriu, që dogji gruan në automjet. Për ne si banorë të fshatit është i pajustifikuar veprimi i Bilbilit”.