.

Foto/Pas 140 kg kokainë në Durrës, kontrolle në kompaninë ‘Masabi Fruits’ në Kombinat, Policia zbarkon me qen antidrogë

Policia ka zbarkuar në kompaninë ‘Masabi Fruits’ në Kombinat të Tiranës ku pritej të shkonte konteineri me 140 kg kokainë nga Ekuadori. Në fakt konteineri u bllokua në portin e Durrës, dhe nuk mbërriti dot në destinacion.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb foto nga kontrollet në ambientet e kompanisë, teksa shihet se Policia po kontrollon me qen antidrogë.

Një prej administratorëve të firmës, Klajdi Xibraku është marrë në pyetje nga Policia pasi u lajmërua për konteinerin, kurse tjetri Erjon Peti pritet të merret në pyetje.