.

FOTO/ ”El Mejor”, fotoja e Escobar shfaqet në një nga pakot me kokainë të sekuestruara në konteinerin në Durrës

Pavarësisht se ka vdekur prej kohësh, lideri më i famshëm i kokainës në botë është prezent edhe në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Shqipëri.

Fotoja e Pablo Escobar me mbishkrimin ”El Mejor” është gjetur edhe tek një nga 120 pakot me kokainë të sekuestruara sot në portin e Durrësit, që vinin nga Ekuadori dhe destinacion kishin firmën ”Masabi Fruits” në Kombinat të Tiranës.

Konteineri ishte me banane, teksa në një pjesë të modifikuar në tavan kishte 140 kg kokainë. Deri më tani të dyshuar janë dy administratorët e firmës, Kladi Xibraku dhe Erjon Peti.