.

Feston ditëlindjen, bashkëshorti i dedikon fjalët emocionuese Jonida Vokshit

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, feston sot ditëlindjen. Ky është viti i parë që ajo feston si nënë.
Në 35-vjetorin e lindjes, moderatorja ka marrë urime të shumta, por më të bukurin dhe të veçantin ia bëri bashkëshorti, Besnik Krapi.
Ky i fundit ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Jonidën dhe bashkëngjitur me të, i dedikon fjalët emocionuese dhe romantike.

“Edhe krejt botën me ta jep dhuratë prapë hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorëzu. Gjithë je në avantazh! Lutem që kur Emi e feston 35 ke me qenë e bukur njëjtë si sot e kena m’u dasht hala ma shumë se sot! Të dua e urime”, janë fjalët që Besniku ka zgjedhur për bashkëshorten e tij.

Kujtojmë se Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të vitit të kaluar dhe vajzën që erdhi në jetë, e pagëzuan me emrin Emi.