.

Detaje nga vrasja e gazetarit në Greqi, u ekzekutua me 10 plumba, nuk ishte mesazh apo paralajmërim, por…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e bujshme e gazetarit grek Giorgos Karaivaz ditën e kaluar në Greqi.

Pas ekspertizës përfundimtare, rezulton se ai u qëllua me 10 plumba, saktësisht dy në kokë, gjashtë në gjoks, një në qafë dhe një në pëllëmbë teksa u përpoq të mbronte veten.

Sipas mediave greke, autorët ishin tepër gjakftohtë dhe dyshohet se ishin të porositur me pagesë për të vrarë gazetarin.

Nuk dihet se çfarë konflikte kishte gazetari, por në Greqi duken të sigurt se nuk ishte një mesazh apo paralajmërim, por dikush donte medoemos ta ‘fshinte’ gazetarin e kronikës së zezë.