.

Basha: Për qëllime elektorale, punësimet në administratë arritën shifrën rekord

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur ditën me një akuzë ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama. Sipas Bashës, kreu i qeverisë premtoi administratë publike me numër të vogël punonjësish, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.
Kryedemokrati shton se për qëllime elektorale numri i të punësuarve në administratën publike ka arritur shifrën rekord prej 182.5 mijë personash.
“Rama premtoi një administratë publike efikase dhe me numër të vogël punonjësish. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Për qëllime elektorale, numri i të punësuarve në administratën publike arriti shifrën rekord prej 182.5 mijë persona. Fryrja e administratës për qëllime elektorale rëndon edhe më shumë qytetarët shqiptarë”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

.