.

Akuzohen se organizuan rebelimin, dalin para gjykatës tre kontrollorët e AlbControl

Ka nisur seanca ndaj tre kontrollorëve të ndaluar të Albcontrol, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.
Raportohet se Prokuroria e Tiranës ka dërguar një ditë më parë në Gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, ku ndaj Flora Ndrecës ka kërkuar masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët ka kërkuar “arrest me burg”.
Ndaj tre kontrollorëve, Prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.
Kërkesa e Organit të Akuzës do të shqyrtohet nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa vetë akuza përfaqësohet nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Ledina Riza.