.

U ekzekutua pranë shtëpisë/ Gazetari “i përzier” në çështjen e një personazhi të njohur grek


Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë mesditës së sotme në Greqi, ndërsa viktimë mbeti gazetari i njohur i kronikës së zezë në Greqi, George Karaivaz. Persona të panjohur, qëlluan me 17 plumba kundrejt gazetarit, teksa 6 prej tyre morën jetën e Karaivaz. Ngjarja e rëndë ndodhi në Alimos, jashtë shtëpisë së tij, në Rrugën Aninou.

Pas ekzekutimit të Karaivaz, në vendin e ngjarjes nisën hetimet, teksa sipas raportit është mësuar se sulmi u krye nga dy persona të cilët pas vrasjes janë larguar me një motor skuter si, ndërsa kanë qenë të veshur me rroba ushtarake. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë.

Përpara se të vritej, gazetari kishte përfunduar punën e tij në “Star Channel”, teksa ishte nisur për në shtëpi, por fatkeqësisht nuk arriti të shkojë pasi u vra mizorisht nga disa persona. Gazetari njihej në Greqi si gazetar që hulumtonte ngjarjet e kronikës së zezë. Gazetari nuk është deklaruar ndonjëherë se po kërcënohet, por gjithsesi polica po heton çdo pistë. Theksohet se emri i gazetarit ishte i përfshirë në një çështje në lidhje me marrëdhëniet, personale dhe profesionale, që ai kishte me Dimitris Malamas, i cili u vra në mëngjesin e 29 tetorit 2019 dhe me oficerë të lartë të Policisë Greke.