.

Ndodh për herë të parë/ Mjekët kryejnë transplantin e vështirë në mushkëri tek pacienti me COVID


Një grua japoneze e cila u prek rëndë nga Covid-19, ka kryer transplantim të mushkërive, ku indet e mushkërive u transplantuan nga burri dhe fjali i saj, tek gruaja e infektuar me virus. Operacioni u krye në spitalin Universitar të Kiotos, ndërsa zgjati 11 orë ku prezent ishte një ekip mjekësor prej 30 personash.

 

Në pamjet me rreze X shihet rezultati para dhe pas operacionit, ku zonat me hije të zezë tregojnë vendin ky është transplantuar indi i mushkërive. Theksojmë se pandemia e Covid-19, shkakton dëmtime të mëdha të mushkërive të pacientëve të prekur me këtë virus.

 

Ky rast është i veçantë, pasi është i pari operacion ku indet e mushkërive transplantohen nga dhuruesit e gjallë. Dr. Hiroshi Date, kirurg në spitalin ku u kryer transplantimi i mushkërisë, tha se ky operacion sjellë shpresë për ata pacientë të prekur me Covid që u dëmtuan në mushkëri.