.

“Janë mbledhur si hienat”/ Rama sulmon Metën: U premton njerëzve se do i nxjerrë nga burgu


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në një takim me qytetarët në qytetin e Sarandës, në vijim të fushatës zgjedhore.

 

Ai tha se uji i pijshëm 24 orë dhe infrastruktura e qyteteve, janë dy nga komponentët kryesorë që i shërbejnë qytetarëve nga njëra anë dhe turistëve nga ana tjetër.

 

Gjithashtu, ai nuk ngurroi të sulmonte me deklaratat e tij, Presidentin Ilir Meta. Rama tha se sipas tij, presidenti është vetëshpallur kandidat në qarkun e Vlorës dhe po premton sipas tij, lirimin e njerëzve nga grupi.

“Nëse në kohët e mëparshme, personazhet që shkaktuan këto vonesa të mëdha për kombin, janë personazhe të historisë, personazhet e rasteve të fundit, janë jo vetëm gjallë, por aktiv dhe janë pikërisht zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij, me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës, këtij që është Presidenti i Republikës për fatkeqësinë tonë, e që ka vendosur formalisht kandidaturën në qarkun e Vlorës.

Ai zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL, premton që do të nxjerrë njerëzit nga burgu atyre që u ofron mbështete, mbledh këtu me Leskon e famshëm të fuçive ë rakisë, që është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë Vlorës dhe prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që u goditën nga Vetingu.

Janë mbudhur si grup hienash. Ai nuk do të lë dy gurë bashkë për të nxitur me doemos sa më shumë rrëmujë, konfuzion, deri aty ku e pamë të gjithë, tek nxitja e ndalimit të aktivitetit jetik të trafikut ajror. Një goditje e tillë çmendurakë mund të sillte për vendin një goditje të madhe në vaksinat, për të treguar që skam ë vaksina e deri tek bllokimi i arkivoleve për të ardhur e prehur në banesën e fundit në atdhe, ky është Ilir Meta sot, kandidati i opozitës në Qarkun e Vlorës”, u shpreh kryeministri./gazetashqip