.

Puthje në qafë dhe prekje/Murati lë pa fjalë në takimin me Olën, shtanget Sindi


Murati sapo u kthye nga Turqia fitoi një takim me vajzën më të re në Përputhen, Olën.

 

Të gjithë prisnin një takim miqësor mes tyre, po ndodhi krejt ndryshe. Murati dhe Ola u treguan shumë të afërt.

 

Ndryshe nga sa e kishim parë më parë Muratin në takimet e mëparshme, të ftohtë, serioz dhe të turpshëm disi, në takimin me Olën ishte krejt tjetër.

Nuk munguan puthjet në qafë, prekjet me duar dhe heqjet e xhaketave mes tyre. Ata shkëmbyen dy puthje në qafë me njëri-tjetrin.

Kjo i shtangu të gjithë, ama më e prekura në gjithë këtë ishte Sindi, e cila e akuzoi Muratin se nuk ka pasur një ndjenjë të sinqertë për të, përderisa pati këtë sjellje./gazetashqip