.

Nëse e keni këtë karakteristikë, posedoni formën më të lartë të inteligjencës

Forma më e lartë e inteligjencës është intuita e mirë, thekson Bruce Kasanoff, shkrimtar i rrjeteve sociale, sipërmarrës dhe trajner jetësor për “Forbs”-in
“Është ajo ndjenja e keqe e cila ju bren nga brenda”, ka përshkruar atë që mendon saktësisht. Njerëzit inteligjentë dëgjojnë intuitën dhe shpesh shkojnë kundër asaj që në mendje dhe racionalitet i flasin që duhet të bëjë.
Megjithatë, ai instinkti primar të cilin e bartim në vete duhet kultivuar. “Sa më shumë mësoj dhe hulumtoj, intuita më është më e mirë. Lexoni, ushtroni, përdorni logjikën dhe unë do t’i besoj intuitës suaj. Mirëpo, nëse vetëm rrini ulur dhe thoni që t’i besoj intuitës suaj, – unë ik si i pakokë, ka thënë ai.
Bruce Kasanoff thotë se në disa aspekte intuita mund të mendohet si një pasqyrë e pastër e inteligjencës kolektive. Si shembull ai sjell faqet e internetit. “Shumica e tyre sot janë të organizuara në një formë e mënyrë intuitive, që do të thotë se janë më të lehta për t’u lundruar nga përdoruesit. Kjo qasje evoluoi pas shumë vitesh kaosi online si një mençuri e përbashkët që ndan shapin nga sheqeri në fushën e informacionit”, shton ai.
Për intuitën dhe racionalen citohet edhe Albert Einstein. “Një mendje intuitive është një dhunti e shenjtë! Një mendje racionale është një shërbëtore besnike. Ne kemi krijuar një shoqëri që nderon shërbëtoren dhe ka harruar dhuntinë”.
Njerëzit e zgjuar i dëgjojnë këto ndjenja dhe më inteligjentët mes nesh nuk marrin asnjëherë vendime pa “u këshilluar më parë me intuitën”.