.

U kap me armë pranë selisë së PS, ja vendimi i gjykatës për Vladimir Gjutën

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestuar me një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020.

Pas arrestimit, Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ai u pikas nga punonjësit e Gardës, teksa ishte me armë pranë selisë së PS, dhe u ndalua nga forcat “Shqiponja”./BW