.

Protestat për vrasjen e Rashës, Meta: Isha në rezidencën e Presidencës, i infektuar me COVID kur Stresi hoqi gjysmën e qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka pranuar për herë të parë, se gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ka kaluar Covidin.
Meta theksoi se për Aeroportin “Nënë Tereza” ndoshta nuk ka zgjidhje daneze, por një si në Kosovë a në Maqedoninë e Veriiut mund të ketë.
“Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cenohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje. Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid.
Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzonin mua se nxisja minorenët. Nuk fola sepse nuk doja që të përfshihesha, duke qenë se shumë njerëz vuajnë edhe sot nga Covid-19. Kontrollorët kanë të drejtë për zgjidhje. Zgjidhje daneze nuk ka, por si në Kosovë e në Maqedoni të Veriut ka”, deklaroi Meta.