.

Monika Kryemadhi: LSI do të fitojë 11 mandate në Tiranë, deputetët tanë do jenë mbështetja juaj për punësim dhe zhvillim ekonomik

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim organizativ të partisë së saj, ndërsa shprehet se Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë 11 mandate në Tiranë.
Kryemadhi thekson se deputetët që do të dalin nga forca që ajo drejton, do jenë mbështetje për qytetarët, për të garantuar punësim e zhvillim ekonomik e social.

“LSI është gati për 11 mandate në Tiranë. Njëmbëdhjetë deputetë, që do të jenë mbështetja juaj për punësimin, zhvillimin ekonomik dhe social.

Ata do të çojnë përpara misionin. Shqipëria, shtëpia juaj. Më 25 prill voto numër 6, voto LSI”, shprehet Kryemadhi.