.

FMN parashikon rimëkëmbje ekonomike në Shqipëri: 5% rritje në vitin 2021. Vaksinimi do ta përshpejtojë


Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin “Pasqyra Ekonomike Globale 2021” ka përmirësuar vlerësimin për ekonominë shqiptare për vitin 2020. Sipas Institucionit Ndërkombëtar Financiar ekonomia shqiptare ka pasur ecuri më të mirë sesa pritej në vitin 2020 por rimëkëmbja vlerësohet që te jetë më e ngadaltë sesa pritej këtë vit.

Në tabelat e raportit rënia ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 vlerësohet në -3.5% përafërsisht në të njëjtat nivele me vlerësimet e Institutit të Statistikave prej -3.31%. Në krahasim me pritshmëritë e raportit të Prillit dhe Tetorit 2020 prej -7.5%, rënia është shumë më e moderuar. Po sipas tabelës për vitin 2021 FMN e ka rishikuar në ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në 5% nga 6.1% që ishte në vlerësimin e Tetorit, ndërsa në vitin 2022 vendi pritet të rritet me 4%.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, në kombinim me stimujt fiskalë dhe monetarë, do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.