.

“Do ta mbyllim me bereqet në Elbasan”, Basha: Ndërmarrim reformë te thellë arsimore, 25 prilli do jetë dita e ndryshimit për shqiptarët


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan, për fushatën elektorale.

Basha theksoi se PD në qeveri do të bëjë reformën arsimore, duke shtuar se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja.

Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore!”, u shpreh Basha./bw