.

“Çmendet” shoferi, i futet kundravajtje autostradës Elbasan-Tiranë, alarmohet policia

ELBASAN- Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në sallën operative të policisë në nr.129, ku udhëtarët kanë denoncuar një shofer i cili udhëtonte në sens të kundër në autostradën Elbasan Tiranë.

Shoferi i papërgjegjshëm ka rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të kësaj autostrade ku jo rrallë herë janë shënuar aksidente me pasojë vdekjen.

Nuk dihet ende nëse policia ka mundur të ndalojë shoferin në fjalë.