.

Prindër për herë të dytë? Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku flasin për herë të parë

Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte e gjitha dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Sigurisht që në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe personi i tij i zemrës Xhensila Myrtezaj, e cila erdhi surprizë në fund të emisionit duke i emocionuar të gjithë.

Ajo i dedikoi këngën “Çelsi i zemrës” duke ia kënduar live në emision teksa e përqafonte.

Çifti është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse ata kanë në plan për një fëmijë të dytë.

Jonida Shehu: “Ju ka kërkuar Ajka një motër ose një vëlla?”

Xhensila Myrtezaj:Ajka do një vëlla. Çudtërisht nuk e di pse i ka lindur kjo dëshirë. Madje këto kohët e fundit na thërret “vëllai-vëllai” dhe nuk e kuptojmë. Më thotë “mami të lutem, unë jam sister, ti je vëllai”

Jonida Shehu: A keni plane për një tjetër?

Xhensila Myrtezaj: Planet janë të Zotit zakonisht.

Bes Kallaku:Sado që jam munduar të programoj diçka, asgjë nuk ka shkuar sipas planit.

Xhensila Myrtezaj:Gjithmonë plani për ne të dy ka qenë mëi mirë seç e kishim menduar.